Avokat · E Drejtë Civile · Tiranë

Këshillim dhe përfaqësim ligjor në të drejtën civile.

Studio ligjore në Tiranë, në shërbim të individëve dhe bizneseve që prej vitit 2005, me një traditë familjare në drejtësi që nga viti 1993.

Fushat e praktikës

Shërbime juridike të specializuara

Me eksperiencë të gjatë në të drejtën civile, ofroj përfaqësim dhe këshillim në një gamë të gjerë fushash ligjore, për individë dhe biznese.

E drejtë civile

Kontrata, prona, trashëgimi, detyrime dhe kompensime – fusha kryesore e praktikës.

E drejtë administrative

Marrëdhënie dhe mosmarrëveshje me institucionet shtetërore dhe pushtetin vendor.

E drejtë familjare

 Divorc, kujdestari, pension ushqimor dhe ndarje pasurie – me ndjeshmëri dhe diskrecion.

E drejtë tregtare

Marrëdhënie biznesi, kontrata tregtare dhe zgjidhje mosmarrëveshjesh komerciale.

E drejtë penale

Mbrojtje dhe përfaqësim profesional në të gjitha fazat e procesit penal.

Çështje fiskale dhe tatimore

Legjislacion fiskal dhe procedura tatimore – me përvojë 6-vjeçare në organet tatimore.

Nolelaw Logo

Rreth avokatit

Av. Gjergji Nole

Ushtroj profesionin e avokatit që prej vitit 2005, me një përvojë të konsoliduar në çështje civile, administrative, familjare, tregtare dhe penale. Gjashtë vitet e punës në organet tatimore më japin një këndvështrim të veçantë në çështjet fiskale dhe administrative.

Zyra jonë mbart një traditë familjare në drejtësi që nga viti 1993, e nisur nga Av. Ligor Nole, jurist i së drejtës civile. Çdo çështje trajtohet si unike – me analizë të thelluar, komunikim transparent dhe përkushtim deri në fund.

Përse Nole Law Office

Një qasje serioze ndaj çdo çështjeje

Analizë e thelluar

Çdo çështje studiohet në detaje – faktet, provat dhe baza ligjore – përpara çdo hapi procedural.

Komunikim transparent

Informoheni në çdo fazë të procesit, me shpjegime të qarta dhe pa zhargon të panevojshëm ligjor.

Përkushtim deri në fund

Çështja juaj ndiqet me konsistencë deri në zgjidhjen përfundimtare, pa u lënë përgjysmë.

Keni një çështje ligjore?

Kontakt

Cakto një takim ose bëni një pyetje

Adresa
Rruga “Vaso Pasha”, pll 14, shk 2, ap 11,
ish-Blloku, Tiranë, Shqipëri

Telefon
068 294 9383

Email
gj_nole@yahoo.com

Orari
E hënë – E premte, 09:00 – 17:00

Main Form