Fushë praktike

Prona dhe pasuri të paluajtshme

Siguri ligjore për pasurinë tuaj të paluajtshme.

Prona juaj, e mbrojtur ligjërisht

Pasuritë e paluajtshme në Shqipëri shpesh mbartin histori komplekse pronësie, tituj të paqartë, mbivendosje dhe procese legalizimi. Verifikimi i thelluar ligjor përpara çdo transaksioni është mbrojtja më e mirë.

Ju asistojmë në verifikim pronësie, transaksione shitblerjeje, regjistrim në kadastër dhe zgjidhjen e konflikteve pronësore, nga negociimi te përfaqësimi gjyqësor.

Çfarë përfshin

Verifikim pronësie

Kontroll i thelluar i titullit të pronësisë përpara blerjes.

Shitblerje

Asistencë ligjore në transaksione pasurish të paluajtshme.

Regjistrim në kadastër

Procedura regjistrimi dhe korrigjim gabimesh.

Legalizime

Ndjekje procedurash legalizimi dhe kompensimi.

Konflikte pronësore

Mosmarrëveshje kufijsh, bashkëpronësie dhe posedimi.

Qiratë

Kontrata qiraje dhe mosmarrëveshje qiradhënës–qiramarrës.

Si funksionon

1

Konsulta fillestare

Diskutojmë çështjen tuaj dhe vlerësojmë bazën ligjore dhe mundësitë.

2

Analiza dhe strategjia

Studiojmë dokumentet dhe provat, ndërtojmë strategjinë e përfaqësimit.

3

Veprimi

Negociim, përgatitje aktesh ose përfaqësim në gjykatë – sipas rastit.

4

Zgjidhja

Ju shoqërojmë deri në zbatimin përfundimtar të zgjidhjes.

Keni një çështje pronësore?

Na kontaktoni për të caktuar një takim në zyrën tonë në Tiranë.