Marrëdhëniet me institucionet shtetërore kërkojnë njohje të saktë të procedurave administrative dhe të afateve ligjore. Ju ndihmojmë të mbroni të drejtat tuaja përballë vendimeve administrative, nga ankimi administrativ te përfaqësimi në gjykatën administrative.
Përvoja jonë përfshin çështje ndaj organeve qendrore dhe vendore: leje, licenca, aktet administrative, procedura disiplinore dhe kërkesa për dëmshpërblim nga administrata.