Rreth nesh
Av. Gjergji Nole
Avokat pranues në Dhomën e Avokatisë · Themelues i Nole Law Office
Që prej vitit 2005 – në profesionin e avokatit
6 vite – përvojë në organet tatimore
Që nga 1993 – traditë familjare në drejtësi
Qindra çështje – civile, administrative, familjare, tregtare, penale
Përvoja dhe formimi
Av. Gjergji Nole ushtron profesionin e avokatit që prej vitit 2005, pas përfundimit të studimeve në drejtësi po atë vit dhe një formimi plotësues në fushën e diplomacisë. Gjatë karrierës së tij ka trajtuar qindra çështje në fushën civile, administrative, familjare, tregtare dhe penale, për individë, biznese dhe institucione.
Gjashtë vitet e punës në organet tatimore i kanë dhënë një njohje të thellë të legjislacionit fiskal dhe të procedurave administrative, një përvojë që përbën një avantazh të veçantë në çështjet tatimore dhe në marrëdhëniet me administratën publike.
Zyra mbart një traditë familjare në drejtësi që nga viti 1993, e nisur nga Av. Ligor Nole, jurist i njohur i së drejtës civile. Kjo traditë vijon sot me të njëjtin parim: çdo çështje është unike dhe meriton analizë të thelluar, komunikim transparent dhe përkushtim deri në zgjidhjen përfundimtare.
Qasja jonë
Si punojmë
Analizë e thelluar
Çdo çështje studiohet në detaje – faktet, provat dhe baza ligjore – përpara çdo hapi procedural.
Komunikim transparent
Informoheni në çdo fazë të procesit, me shpjegime të qarta dhe pa zhargon të panevojshëm ligjor.
Përkushtim deri në fund
Çështja juaj ndiqet me konsistencë deri në zgjidhjen përfundimtare, pa u lënë përgjysmë.
Diskutoni çështjen tuaj me një avokat
Na kontaktoni për të caktuar një takim në zyrën tonë në Tiranë.